Ku të shkojmë këtë fundjavë: Eksplorim në një ndër mrekullitë shqiptare më të lakmuara nga të huajt

Fundjava erdhi sërish dhe të gjithë kemi filluar të bëjmë planet tona se ku do ta kalojmë atë. Ndërsa gjatë stinës së verës pothuajse për të gjithë destinacionet e preferuara ishin vendet bregdetare, tashmë që ka ardhur vjeshta kemi filluar të bëhemi kurioz për të zbuluar vende të reja turistike.

“Iconstyle.al” ju sugjeron që këtë fundjavë të vizitoni një ndër mrekullitë e natyrës shqiptare ku gjithçka duket si e pikturuar me dorë. Aty ku do të gjeni mikpritjen, bukurinë natyrore, por edhe ushqimin më të mirë që keni shijuar ndonjëherë. E ku tjetër mund ta gjeni këtë përveçse në zonën turistike të Gërmenj-Shelegurit.

Ku ndodhet kjo zonë turistike?

Rezervati natyror i Gërmenj-Shelegurit është një vend turistik, i cili ndodhet në rrethin e Kolonjës drejt rrugës për në Leskovik, i rrethuar me male dhe me një natyrë të virgjër tepër piktoreske. Për të shkuar drejt këtij vendi turistik duhet të ndiqni rrugën kombëtare Tiranë-Ersekë-Leskovik. Ajo ndodhet midis fshatit Radanj dhe Gërmenj, 25 km para se të mbërrini në Leskovik.

Një segment rrugor që mund të përshkohet me makinë, megjithëse duhet treguar kujdes në segmentin rrugor Ersekë-Gërmenj pasi është një rrugë shumë e ngushtë.

Çfarë na ofron kjo zonë turistike?

Rezevati Gërmenj-Shelegurit ndodhet në zemër të rrethit Kolonjës në mesin e një natyre të mrekullueshme, ku ajri i pastër, qetësia dhe freskia janë një ftesë e hapur për të kaluar një fundjavë të paharrueshme.

Kjo është një zonë ndërkufitare në jugperëndim të qytetit të Ersekës, ku harmonizohen luginat e thella, ligatinat, përrenjtë e rrëmbyer, e sidomos pyje të dendur që ngjanë fiks si ato të përrallave që kemi lexuar dikur.

Gjelbërimi të shoqëron gjatë gjithë kohës dhe panorama piktoreske shfaqen njëra pas tjetrës. Bukuri të pafundme në çdo stinë të vitit.

Një nga bukuritë më tërheqëse në këtë zonë është edhe liqeni i Shelegurit, i cili ndodhet vetëm pak kilometra pasi keni kaluar Farma Sotirën. Një panoramë e mrekullueshme , e cila ndërthuret me kreshtat e vargmaleve të Nemërçkës.

Gjatë rrugës që do të ndiqni për në këtë vend turistik, mes kanioneve të thella ndodhet edhe Ujëvara e Leskovikut, e cila është një mrekulli e natyrës.

Gjithashtu në këtë zonë ndodhen edhe rrënjë të vjetra ilire, me një vlerë të madhe historike, të cilat janë rreth 1km në jug të pyllit të Gërmenjit.

Në Gërmenj-Shelegur do të gjeni edhe ushqimet më të mira që keni provuar ndonjëherë, lakrorin në saç, apo mishin e pjekur që ka një shije të veçantë për shkak të kullotave që ka në këtë zonë të mbushura me lule të shumta.

Çfarë mund të bëjmë gjatë kësaj fundjave në këtë zonë?

Një zonë turistike që është tepër interesante të vizitohet në çdo stinë, por në vjeshtë është një dashuri më vete.

E sigurt se sapo të shkelni aty, mes pyjeve të larta dhe lëndinave do të ndjeni se mushkrit tuaja do të mbushen me ajër dhe do t’iu krijohet mundësia të kaloni një fundjavë larg smogut dhe zhurmës së përditshme.

Mund të vizitoni rrënojat ilire, Ujëvarën e Leskovikut, liqenin e Shelegurit, apo dhe rezervuarin artificial me peshq në Farma Sotirë.

Gjithashtu do të keni mundësi të provoni edhe një ushqim tradicional që nuk e gjeni askund tjetër.

Përveç kësaj kjo zonë është e preferuar edhe nga çiklistët, të cilët zgjedhin ta përshkojnë me biçikletë këtë rrugë.

Në sy do t’iu bien edhe rulotë e shumta të turistëve të huaj, të cilët ndoshta e kanë herën e tretë apo të katërt që vijën në këtë zonë, sepse thonë se kush e viziton një herë e dashuron dhe e sigurt që do të vijë sërish.

Piknikët në natyrë me miqtë apo familjarët tuaj janë një ide shumë e mirë.

Kurrsesi nuk duhet të lini pa bërë një xhiro me kuajt që ndodhen tek Farma Sotira, ku do të gjeni njerëz mikpritës, të cilët do t’iu njohin edhe me shtigjet e shumta që ndodhen në këtë zonë.

Një natë në shtëpitë prej druri që ndodhen aty nuk duhet anashkaluar, apo dhe historitë e treguara nga banorët e zonës teksa ngroheni rreth zjarrit të madh që ndizet në mbrëmje.

Fotot më të bukura padyshim që do t’i realizoni këtu dhe gjithë Instagram-i dhe miqtë tuaj do të çmenden pas tyre.

Çfarë duhet të marrim me vete?

Në këtë zonë do të gjeni gjithçka që ju duhet, që nga ushqimi, strehimi dhe deri tek guidat e posaçme. Gjithçka që ju duhet janë veshjet e trasha, pasi temperaturat janë relativisht të ulëta në orët e mbrëmjes, një aparat fotografik dhe nisuni për të kaluar fundjavën më të bukur të jetës suaj.

Nëse nuk keni pronotuar paraprakisht një dhomë në shtëpitë prej druri, apo në hotelin që ndodhet aty afër, mund të merrni me vete një çadër kampingu, një veprim që ndiqet shumë sidomos nga turistët e huaj.

Kopengahen shpallet qyteti me kuzhinën e përkryer falë kuzhinierit me origjinë shqiptare

Kopenhagen, kryeqyteti danez kryeson listën e 10 qyteteve që sipas “Lonely Planet” duhen vizituar me patjetër gjatë vitit 2019.

Dhe jemi shumë krenarë që për këtë fakt, ka ndikuar edhe kuzhinieri me origjinë shqiptare Rene Rexhepi, restoranti “Noma” i së cilit u shpall triumfues në hartën e më të mirëve të kulinarisë botërore.

Në vendin e dytë renditet qyteti Shenzheni i Kinës, ndërsa në vendin e tretë është Novi Sadi, qytet i Serbisë. Ndërkohë që këshillohet të vizitohet Zadari në Kroaci, si dhe Miami në SHBA, Kathmandu në Nepal, Meksika apo dhe Meknès në Morocco.

Shenzheni, Kinë

Novi Sadi, Serbi

Lista e 10 qyteteve që duhen parë vitin e ardhshëm ofron praktikisht një miks destinacionesh të njohura dhe më pak të rrahura: qytetet popullore e marrin tashmë të gjithë vëmendjen që u duhet, ndaj konsiderohet se fokusi duhet spostuar edhe tek ata për të cilët është folur më pak.

Po le ti rikthehemi kuzhinierit me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i cili është vlerësuar nga revista “Time” në 2012 si një prej njerëzve më me ndikim në botë.

Rexhepi është i biri i një shqiptari nga Maqedonia, i cili emigroi në Danimarkë dhe u martua me një shtetase daneze. 41-vjeçari është bashkëpronar i restorantit “Nome” i cili ka fituar disa çmime si restoranti më i mirë në botë.

5 gjërat që NUK duhet të na mungojnë në valixhe kur udhëtojmë në mot të ftohtë

Ndërsa keni planifikuar të arratiseni për disa ditë pushime nga vendi, gjëja që na mundon më shumë është përgatitja e valixhes.

Zgjedhjen e veshjeve ia lëmë në dorë stilit tuaj, por gjithmonë duke u bazuar në motin e vendit ku do të udhëtoni. Ka pesë gjëra të cilat janë esenciale në udhëtimet në dimër:

1.

Kremi hidratues: Është shumë i rëndësishëm në këtë kohë pasi ajri i ftohtë thanë lëkurën.

2.

Pallto pelushi: Shton gjithmonë një prekje të rafinuar dhe trendi në veshjen tuaj, ndërsa ju mban ngrohtë.

3.

Getat: Janë shumë të domosdoshme, pasi mund të tregoni anën tuaj femërore, por pa patur ftohtë. Vishini me një fund, fustan apo poshtë pantallonave të grisura.

4.

Balsam për buzët: Ashtu si hidratoni fytyrën, duhet të kujdeseni edhe për buzët. Vendoseni gjithmonë para se t’i lyeni me buzëkuq.

5.

Shalli: Mund të zgjidhni më mirë një shall të madh, me të cilin mbuloheni mirë dhe i jepni ngjyra veshjes suaj.

Burimi: Thrifts and threads

Vendet më romantike në botë në të cilat ja vlen të bëhet një propozim për martesë

Ndonjëherë të bësh një propozim për martesë është shumë më e vështirë nga sa e kemi menduar!

Por në të gjitha rastet vendi është ai i cili i jep një vlerë të shtuar propozimit, duke e bërë atë të paharrueshëm për jetë të jetëve.

Në këtë artikull do të listojmë disa vende përrallore në të cilat padiskutim ja vlen që të bëhet një propozim për martesë.

Nëse ju që po na lexoni jeni meshkuj dhe keni në plan që t’i propozoni personit që keni në krah, bëni mirë që t’ju hidhni një sy fotove të mëposhtme…

Paris, Francë

Bali, Indonezi

New York, SHBA

Ujëvara e Niagarës, Amerika e veriut

Sydney, Australi

Edinburgh, Skoci

Las Vegas, SHBA

Hutaq apo kurioz: Cili nga këto 5 tipe udhëtarësh je ti?

Disa duan të udhëtojnë vetëm, disa në shoqëri, të tjerët pëlqejnë të eksplorojnë dhe të tjetër udhëtojnë vetëm për “shopping”. Por ka edhe persona që dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja dhe nga ata që dëshirojnë të jenë të qetë. Megjithatë, të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një udhëtim të paharrueshëm.

Ti çfarë tipi udhëtari je?

2.I kulturuari
Të admirueshëm nëse do të ishin më pak entuziast. Zgjohen herët, rrinë deri vonë, të lumtur, marrin çdo gjë që një vend i ri ofron. Të qëndrueshëm, të arsyeshëm. Ka gjasa të bëjnë shumë kërkime përpara se të nisen drejt një destinacioni të ri.

1.Komformisti- Tipi më i zakonshëm dhe më i mërzitshëm. Konformistët udhëtojnë jo për të kënaqur veten, por për t’i pëlqyer dhe për t’ju dukur interesantë shoqërisë. Destinacionet që zgjedhin kanë mungesë të lartë fantazie dhe fotot e tyre janë kopje “të shëmtuara” të atyre që qarkullojnë në rrjetet sociale. Çështja nuk është se ku keni qenë, por çfarë mendojnë të tjerët për këtë, sipas jush.

3.Udhëtari i rasteve- Udhëtojnë gjithmonë për një arsye: për një event, muaj mjalti, ndeshje futbolli, biznes, por asnjëherë për kënaqësinë e tyre. Udhëtimet për këta udhëtarë janë detyrime të mërzitshme.

4.Hutaqët
Tipi më i dëshpëruar i udhëtarit. Të pavëmendshëm dhe të hutuar, nuk shfaqin asnjë lloj interesi për vendin ku janë. Nuk ju intereson as arkitektura, as kultura, as ushqimi dhe as historia e një vendi. Një Zot e di pse udhëtojnë këta tipa.

5.Kuriozët e vërtetë
Janë gjithë sy e vesh. Kuriozë për çdo gjë që shohin dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji. Këta janë udhëtarët më të mirë.